Mbrëmjen e djeshme, 12 qershor, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 29-vjeçar nga Maliqi, i cili kishte dëmtime në trup.
Siç raportohet i riu ka deklaruar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës rreth 13 ditë më parë.
Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
