📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
108091032 1737609887511 gettyimages 2194470996 SKOREA YOON IMPEACHMENT 696x392

Një gjykatë dënoi sot ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, me 30 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për urdhërimin e një operacioni sekret me dronë në Korenë e Veriut  me synimin për të provokuar një reagim ushtarak nga Pheniani, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Gjykata konstatoi se Yoon, 65 vjeç, kishte urdhëruar depërtimin e dronëve në territorin e Koresë së Veriut gjatë vitit 2024 me qëllim nxitjen e një kundërpërgjigjeje ushtarake nga Pheniani dhe krijimin e një preteksti për të legjitimuar planet e tij për vendosjen e ligjit ushtarak. Megjithatë, Koreja e Veriut nuk reagoi ushtarakisht ndaj këtyre veprimeve.

Për përfshirjen në operacion, gjykata dënoi gjithashtu ish-ministrin e Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, me 30 vjet burg, si dhe ish-shefin e Komandës së Kundërzbulimit të Mbrojtjes, Yeo In Hyung, me 15 vjet burg. Ndërkohë, ish-komandanti i Operacioneve me Dronë, Kim Yong Dae, u dënua me tre vjet burg, por me pezullim të ekzekutimit të dënimit për pesë vjet.

“Sipas qëllimit për të krijuar kushtet për vendosjen e ligjit ushtarak emergjent, të pandehurit përdorën mbulesën e një operacioni ushtarak për të nxitur një provokim nga Koreja e Veriut,” citohet të ketë thënë gjykata e Seulit.

Yoon përballet me disa procese gjyqësore që lidhen me shpalljen e dështuar të ligjit ushtarak, ndërsa disa ish-anëtarë të kabinetit të tij janë dënuar gjithashtu me dënime të gjata me burg për rolin e tyre në këtë çështje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights