📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
3 37 696x522

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se është kundër çdo thirrje antisemite dhe çdo lloj forme diskriminimi në protestë.

Në një prononcim për mediet, Balla u shpreh se protesta nisi për flamingot, ndërkohë që dje ishte gjithë PD në protestë.

“Padyshim që dje ishte edhe gjithë Partia Demokratike në protestë, nga kampioni i protestave të Partisë Demokratike Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të gjithë kryetarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike. Kështu që nuk më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamingo dhe ndërkohë që bufat kanë filluar të ndjejnë veten si flamingo”, tha Balla.

Duke folur për investimin në Zvërnec, Balla tha se “Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm”.

Sipas tij, PS ka një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët me votë plebishitare, e cila ka mundësuar të kemi tre të pestat e Kuvendit të Shqipërisë pothuajse, për të çuar përpara disa reforma.

“Sot votuam të shqyrtojmë me procedurë përshpejtuar një paketë ligjesh që lidhet me procesin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me BE. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm”, shtoi ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights