📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 1

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti sot dyshime për parregullsi në procedurën e prokurimit publik në bashkinë e Dibrës, që lidhet me projektin për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Peshkopisë, me fond limit mbi 10 milionë euro.

Në një deklaratë për mediet, nga Kryesia e Kuvendit, Vata theksoi se kriteret e vendosura në tender nga shoqëria rajonale Ujësjellës-Kanalizime Dibër, si autoritet kontraktor janë kufizuese dhe krijojnë premisa për favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë, duke cenuar konkurrencën e lirë dhe parimet e barazisë në garë.

“Qeveria ka bërë gati tenderin e radhës, përmes të cilit kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin e saj. Nga analiza juridike e dokumentacionit rezulton se janë vendosur kritere që cenojnë konkurrencën dhe krijojnë premisa për favorizim”, u shpreh Vata.

Ajo theksoi se kërkesat për xhiro vjetore, eksperiencë të ngjashme, licenca teknike dhe dokumentacion administrativ janë të tepruara dhe nuk përputhen me nevojat reale të kontratës, duke kërkuar që çështja të hetohet nga institucionet përkatëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights