44-vjeçari që përplasi automjetin e policisë në Durrës për t’i shpëtuar ndalimit prej tyre u la në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 majit në zonën e ish-Kënetës, ku 44-vjeçarin Rezart Abazaj nuk përplasi automjetin e policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Megjithatë, 44-vjeçari Rezart Abazaj u ndalua nga unifromat blu dhe rezultoi në gjendje të dehur me përqindje alkooli 1.4 mg për litër.
Sipas Policisë së Durrësit 44-vjeçari është përsëritës i së njëjtës vepër penale.
