Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim sot në 18 maj dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit A.K.
Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.
Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka thënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se komshiu i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.
Kujtojmë se Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 00:10 minuta në Shkozë është plagosur një efektiv policie. Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit, kur ka ndodhur ngjarja. 30-vjeçari A.K është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, u bë me dije se polici ka qënë afër banesës së tij i shoqëruar nga fqinji, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë pikërisht fqinji i efektivit.
