Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë, pasi nuk është realizuar njoftimi i disa prej të akuzuarve në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Seanca e radhës është caktuar për datën 15 qershor, kur pritet që procesi të vijojë normalisht pasi të përfundojnë njoftimet ligjore për të gjithë të pandehurit. Çështja ndaj Ahmetajt dhe bashkëpandehurve vijon të jetë në fazën paraprake të shqyrtimit gjyqësor.
