📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
GettyImages 2269942438 sd

Ushtria gjermane po përgatitet për një mision në Ngushticën e Hormuzit, ku pritet të ndihmojë në pastrimin e minave.

Nga baza detare Kiel-Wik në Detin Baltik, “Fulda”, e specializuar në zbulimin dhe neutralizimin e minave detare, u nis drejt Mesdheut, ku do të integrohet fillimisht në një njësi të NATO-s për kundërveprimin ndaj minave. Në këtë mënyrë, anija do të jetë më afër vendit të mundshëm të dislokimit në rast të një misioni ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.

Që nga fillimi i konflikteve me Iranin më 28 shkurt, regjimi në Teheran ka bllokuar këtë rrugë të rëndësishme detare, e cila thuhet të jetë krejtësisht e  minuar. Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar disa herë se Gjermania është e gatshme të kontribuojë për garantimin e paqes- por vetëm pas përfundimit të luftës me Iranin.

Më herët, Merz e ritheksoi këtë në emisionin e ARD-së “Caren Miosga”, ku u shpreh se “Gjatë vizitës sime të fundit, si dhe në bisedat telefonike, kam theksuar se kjo luftë ka pasoja të konsiderueshme për ne, se duam ta shohim të përfunduar- dhe se jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë.”  Marina gjermane ka një eksperiencë të gjatë në pastrimin e minave detare, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në Detin Baltik.

Flota disponon dhjetë anije deduktuese minash të pajisura me dronë modernë dhe zhytës të specializuar, duke i dhënë asaj një reputacion ndërkombëtar në këtë fushë. Aftësia për çminim konsiderohet një burim i rrallë brenda NATO-s.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights