Ditën e hënë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, qielli do të mbetet i pastër gjatë gjithë ditës, pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Ndërkohë, në zonat detare, Adriatiku dhe Joni do të paraqiten të qetë, me valëzim të ulët të forcës 1-2 ballë.
