Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta deri mesatare por kalimtare. Në relievet malore në lindje dhe jug, kryesisht në mesditë deri pasdite vranësirat hera-herës deri të dendura.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në male në jug-jugperëndim të vendit kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 9 m/s, në lugina dhe bregdet, era hera-herës pritet të arrijë deri 19 m/s, Valëzim në det i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 7/16 | Diell re |
| Kukës | 3/13 | Diell re |
| Lezhë | 6/16 | Diell re |
| Dibër | 1/11 | Diell re |
| Durrës | 8/21 | Diell re |
| Tiranë | 10/21 | Diell re |
| Elbasan | 7/20 | Diell re |
| Berat | 6/20 | Diell re |
| Vlorë | 11/21 | Diell re |
| Korçë | 4/8 | Diell re |
| Gjirokastër | 5/16 | Diell re shi |
| Sarandë | 10/16 | Diell re shi |
