Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Ervin Matës, i cili u arrestua në Brazil. Prej më shumë se dy vitesh, Interpol Tirana kishte siguruar informacione se Mata fshihej në Brazil, vend ku edhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023 për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.
Pasaporta bullgare kishte skaduar në vitin 2024, ndërsa karta e identitetit bullgare ishte e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar.
