Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia Tirane1 1024x572

Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 prill operacionin e koduar “Barriera”, duke arrestuar një person, që po tentonte të shiste armë zjarri.

Efektivët kanë sekuestruar 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake). Ai u kap në flagrancë në Tufinë, duke i transportuar armët me automjet.\

Raportohet se 48-vjeçari L.M prej kohësh dyshohet i përfshirë në trafikun e armëve.

Nga armët e sekuestruara, pistoletat do të shiteshin me vlerë 1 mijë e 500 euro secila, ndërsa arma taktike për 8 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”.   

Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri. 

Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).

Arrestohet 48-vjeçari që i posedonte armët, me qëllim shitjen. 

Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.

Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”. 

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M.,  48 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij. 

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij. 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights