Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte, duke u shkrumbuar në një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij.
Ky biznes i ndodhur fare pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndije elektrike apo shkarkesë rrufeje.
