Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron fermerët kur thotë se vendet anëtare të BE nuk subvencionojnë më naftën për fermerët.
“Ky Kuvend nuk mund të ketë në agjendë asgjë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që duhet zgjidhur është ajo e naftës.
Kreu juaj u deklaroi socialistëve në Lushnje se Europa nuk subvencionon më naftë. Mashtrim i paskrupullt.
Ju që qeshni bëni skllavin këtu. Gjeni një vend anëtar të BE që nuk e subvencionon naftën për fermerët, ose damkosni drejtuesin tuaj si mashtrues ordiner dhe të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr nga ajko çdo taksë për fermerët dhe transportin publik.
Të bëhet një ndërhyrje urgjente”, tha ai.
Të bëhet një ndërhyrje urgjente”, tha ai.
