16 ekipet më të mira në Evropë mësuan rivalët e tyre në fazën e 1/8 në Champions League.

Goglat rezervuan përballje fantastike, në fakt ishte e pritshme pasi ekipe si PSG dhe Liverpool u kualifikuan si të dytët në grupet respektive.

Shorti solli për tifozët edhe një herë finalen e edicionin të fundit teksa Real Madrid “peshkoi” sërish Liverpool.

Një tjetër përballje fantastike është ajo ndërmjet PSG dhe Bayern Munich, një tjetër finale e parakohshme, në fakt një finale që tifozët e shijuan pak vite më parë. Kampionët e Serie A, Milan gjejnë në fazën e 1/8 Tottenham e Antonio Conte-s. Short me fat për Inter me zikaltërit që do të përballen me Porton.

Mund të buzëqeshin edhe në radhët e Napolit pasi goglat i vendosën përballë Frankfurt.

Man.City i Pep Guardiolës, një nga favoritet e këtij edicioni, do të përballet në fazën e 1/8 me ekipin e Leipzig:

314944221 6507752089271198 8916706922035579010 N

FAZA E 1/8 ÇIFTET

Leipzig-Man.City
Clube Brugge-Benfika
Liverpool-Real Madrid

 

Milan-Tottenham Hotspur
Frankfurt-Napoli
Dortmund-Chelsea
Inter-Porto
PSG-Bayern

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 14/15 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit me 21/22 shkurt.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights