Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë, nesër Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

Aktiviteti do të transmetohet live me regji qëndrore të TVSH dhe përfaqësuesit e mediave që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pranishëm në Pallatin e Brigadave në orën 09:30.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights