Screenshot 3

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë, më 22 dhjetor, në një aktivitet  të titulluar “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan prezantohen mekanizmat për përgatitjen hap pas hapi të sektorit bujqësor të Shqipërisë drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe fermerëve për përballimin e sfidave të tregut europian.

“Jemi sot për një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, me disa nga protagonistët kryesorë, të fermës shqiptare, për të folur për planin e veprimit dhe për domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh, në mënyrë që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut euroipian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE

Dua të flas hapur me ju, duke ju thënë që kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe anën e saj të ndritur. Ana e saj e errët është ajo që pret çdokush prej jush që nuk është i përgatirur për atë ditë. Sepse nmegociatat me BE-në dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me atë çfarë ne shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor duhet ti përgjigjet kontratës.

Pjesa e kontratës që lidhet me bujqësinë është më e vështira siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera, por është dhe me e mirëpritura e atyre që janë të gatshëm të përballen me standardet, kontrollet ku cilësia është shumë e lartë e produkteve, kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar europian. Por unë besoj shumë tek ju dhe besoj shumë edhe tek ata.“, tha Rama.

Kryeministri riktheu vëmendjen tek transformimi i sektorit gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se numri i fermerëve që përfitojnë mbështetje është rritur nga 5 mijë e 600 në 67 mijë e 500, ndërsa mbështetja financiare ka bërë diferencën në jetën e fermerëve.

“Një dekadë më parë ishin aty tek toka dhe përballeshin me një sifë mbijetese të jashtëzakonshme, kush e ka kaluar atë sfidë, jam i bindur që do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Një dekadë më parë, bujqësia ishte sektor i braktisur totalisht, numri i fermerëve që merrnin mbështetje 5600, sot është 67 mijë e 500 dhe nuk bëhet fjalë për mbështtetje simbolike më por bëhet fjalë për një mbështetje që peshon në [postofolin e fermeës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm aktivitet i një grushti fermerësh që ia kishin dalë deri aty dhe deficiti tregtar ishte një katastrofë unikale, në rajon se në europë nuk po futemi të bëjmë krahasime.”, tha Rama.

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights