Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve për shkak të mjegullës së dendur në Rrugën e Kombit, në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur aksidentet.
Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.
