Spak 1024x571

Deri në përfundim të hetimeve, të izoluar do të qëndrojnë, V.M, E.K, V.B dhe A.A. Një tjetër masë që u la në fuqi ishte dhe ajo për E.A, së cilës i ndalohet dalja jashtë shtetit. Për 2 orë e 30 minuta pesë të pandehurit u njohën me aktet e prokurorisë, teksa mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.

U deshën mbi dy vite hetime të kryera nga Prokuroria e Posaçme për zbardhjen e vrasjes së E.B, i njohur edhe si I.K, në qytetin e Durrësit, si edhe në zbulimin e një skeme masive të tjetërsimit të pronave në bregdet. Për vrasjen e ndodhur në janar të 2021 në Durrës, SPAK thotë se është urdhëruar si hakmarrje nga A.A, i cili ndodhet në qeli. Si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje akuzohen edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve A. A dhe A.D të cilët janë në kërkim si dhe vëllai i deputetit socialist, L.K, E.K.

Të njëjtat hetime zbuluan edhe një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet nga një grup kriminal, që sipas SPAK, drejtohej nga A.L, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili është në kërkim. Ai ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe persona të tjerë duke falsifikuar dokumente të prodhuara nga institucionet shtetërore.

Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimin e përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive tek individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Gjatë operacionit të së enjtes, SPAK ka sekuestruar 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights