Image 318 1024x682

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot, më 2 tetor 2025, rekursin e paraqitur nga avokatët e Erion Veliajt, lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg”, që prej 10 shkurtit të këtij viti, e ka mbajtur kryebashkiakun e pezulluar të Tiranës, pas hekurave.

Gjykata e Lartë do të mblidhet në Dhomën e Këshillimit”, ku do të shqyrtojë kërkesën e mbrojtjes për një masë më të butë sigurie ndaj Veliajt.

Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar një provë shtesë – vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës”, çka sipas tyre e bën të pavlefshëm argumentin për rrezikun e prishjes së provave apo ndikimin ndaj dëshmitarëve.

Avokatët kërkojnë që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të butë, si “arrest shtëpie”, “detyrim për t’u paraqitur”, “ndalim për të dalë jashtë shtetit” apo edhe “lirimi me garanci pasurore”, një kërkesë që është bërë më herët në të dy shkallët e gjyqësorit – në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit, por është refuzuar.

Një tjetër pikë që përmendet në rekursin e dërguar në Gjykatën e Lartë është përfundimi i fazës së hetimeve. “Avokatët theksojnë se hetimet ndaj Veliajt janë mbyllur, dhe në këto kushte kërkojnë që ai të mos qëndrojë më në burg”.

Tashmë pritet me interes vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili do të përcaktojë nëse Erion Veliaj do të qëndrojë në qeli apo do të jetë me një masë më të lehtë sigurie.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights