800 450 bashkia e durresit1 sd

Gati tre muaj nga urdhri i kryeministrit Edi Rama, që pasi vizitoi një vizitë në Bashkinë e Durrësit, kërkoi që të gjithë krerët e njësive administrative të Bashkisë Durrës të shkarkohen dhe të zëvendësohen me të rinj, ata kanë dhënë dorëheqje.

Kryebashkiakja e Durrësit, përgjatë ditës së sotme ka pranuar dorëheqjen e pesë kryetarëve të mëparshëm. Bëhet fjalë për njësitë administrative të Manzës, Ishmit, Katundit të Ri, Rashbullit dhe Sukthit.

Përkatësisht, për Manzën, ikën Muharrem Sula dhe vjen Rejdi Shehu. Për Ishmin, ikën Kadri Gjyli dhe vjen Emirjan Bafti.

Në Katundin e Ri, largohet Eftjon Preni dhe zëvendësohet me Juljan Markun. Për Rashbullin, ikën Albert Bukaçi dhe zëvendësohet me Fiqiri Demën. Ndërsa, në Sukth ikën Edir Cërri, por që ende nuk është bërë zëvendësimi me kryetarin e njësisë administrative.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre. Administratorët e sapoemëruar janë:

Manzë – Rejdi Shehu

Ishëm – Emirjan Bafti

Katund i Ri – Julian Marku

Rrashbull – Fiqiri Dema

Pas vlerësimit të performancës se gjithesecilit, vendimarja do të vazhdojë në ditët në vijim”, njoftoi Bashkia Durrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights