Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po jep sërish dëshmi para Dhomave të Specializuara të Hagës. Gjatë seancës, prokurori i ka prezantuar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin që ndodhet në të.
Duncan ka thënë se nuk e njeh emrin, por e di kush është. “Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Sa më kujtohet, ai ishte një nga zyrtarët e lartë në fushën e policisë dhe zbulimit”, ka deklaruar Duncan.

Ndërkohë, kur u pyet nëse njeh Xhavit Halitin në fotografi, Duncan kërkoi që seanca të vazhdojë në formë private, pasi nuk donte të përgjigjej në mënyrë publike.
“Kërkoj që seanca të vazhdojë në formë private për këtë pjesë, nuk jam i sigurt nëse mund të përgjigjem në publik”, tha Duncan.