Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente, përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 17/29 |
Diell |
| Kukës | 13/27 |
Diell pak re |
| Lezhë | 16/29 |
Diell |
| Dibër | 14/29 |
Diell pak re |
| Durrës | 17/29 |
Diell |
| Tiranë | 20/30 |
Diell |
| Elbasan | 20/31 |
Diell pak re |
| Berat | 14/30 |
Diell |
| Vlorë | 17/29 |
Diell |
| Korçë | 14/26 |
Diell pak re |
| Gjirokastër | 8/29 |
Diell |
| Sarandë | 17/29 |
Diell |
