Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat, deklaroi se ish-kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako u izolua në qeli për disa ditë, vetëm që të takojë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Berisha tha se nuk është dakord, me “të tilla metoda”. Ai dyshon që Dako është futur në burg disa ditë, vetëm për të spiunuar Veliajn.
Mbrëmë ai ka fjetur me Gjushin në qeli. E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre.
Do të respektohen të gjithë rregullat. Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos u bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është”, tha Berisha.
Lidhur me kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ai të dëgjohet në Këshillin Bashkiak, Berisha argumentoi se është kjo është një e drejtë, që duhet t’i takojë çdo njeriu.
“Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet. Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet. Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij. Përkundrazi të jeni aty dhe ju do shihni se si do ia rendisin këshilltarët tanë të gjithë dosjen e zezë. Edhe ato që renditur Skapi, edhe ato që ka fshehur Skapi, të gjitha së bashku. Pra, kjo është. Por besoj se është gjëja më elementare që tjetrit, ndaj të cilit merret një masë, të dëgjohet”, deklaroi Berisha.