Kanabis 1024x581

Një 23-vjeçar nga fshati Shpërdhet në Kurbin është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksionit kombëtar të koduar “Koordinata”, që ka për qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me mbështetjen e mjeteve teknologjike si dronët, kanë lokalizuar dhe ndërhyrë në banesën e të riut, ku u gjetën të kultivuara 23 bimë narkotike.

Shtetasi N. A., 23 vjeç, u vu në pranga, ndërsa bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies, përjashtuar një pjesë e cila u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjitha qarqet e vendit, me synim parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights