Fier 1

Pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 7 muaj, është finalizuar operacioni policor i koduar “Prive”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Policia ka zbuluar një lokal në fshatin Mbrostar, ku zhvillohej aktivitet i paligjshëm i prostitucionit. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan 5 persona, përfshirë 3 organizatorët shqiptarë të dyshuar për rekrutimin dhe administrimin e veprimtarisë, si dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion.

Të arrestuarit janë:

O. P., 29 vjeç, banues në Fier;

K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin;

O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier;

R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda;

Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Në njoftimin e policisë thuhet se, nga hetimet ka rezultuar dy shtetaset nga Uganda ishin punësuar fillimisht për të performuar si kërcimtare në lokalin në fjalë, por më pas janë angazhuar në aktivitet prostitucioni. Tre shtetasit shqiptarë dyshohen si organizatorët kryesorë, të cilët kishin rolin e rekrutuesve dhe administratorëve të këtij rrjeti.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta si dhe një automjet që shërbente për transport.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights