Në Gjykatën e Posaçme vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit.
Dëshmitari, që është vëllai i Bashkim Haxhiaj, rrëfeu se në vitin 2020, kohë kur jetonte në Durrës, kishte pasur një bar të vogël në lagjen nr.5.
Ai ka deklaruar se Aleksandër Laho e njihte më shumë nga televizori, por e kishte takuar edhe personalisht në lokal. Sipas tij, Laho kishte shkuar vetë tek lokali dhe i kishte bërë një paralajmërim.
“Im vëlla, Bashkimi, duhej të largohej nga përplasja sepse ndaj tyre mund të kryhej atentat”, ka rrëfyer dëshmitari.
“Këtyre u kanë bërë atentat. Juli (Julian Meçe) ka qëndruar në allçi, ka ngrënë 4 plumba. Unë i thashë të largohej nga unë, vazhdova punën time. Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo. Ndërruam edhe numrin e telefonit me Rrumin. Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet dhe unë i kam dhënë të njëjtën përgjigje. Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër, për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni”, ka shtuar ai.
