Në seancën e sotme, 15 shtator, për çështjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), mori pjesë vetëm Jamarbër Malltezi, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha vendosi të përfaqësohej nga avokati i tij Genc Gjokutaj.
Teksa Berisha vijoi me akuzat e rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit për pak minuta në Prokurori në kuadër të masës së sigurisë, gjyqi ka pasur tensione pavarësisht mungesës së tij.
Pasi doli nga ambientet e SPAK, avokati Gjokutaj përsëriti kërkesën dhe përforcoi pretendimet e tij lidhur me procesin gjyqësor.
I pyetur për deklaratën e fortë se “SPAK nuk ka përfaqësuar interest e shtetit”, Gjokutaj u përgjigj kështu:
Ka mbrojtur interesat e kryeministrit Edi Rama, ta themi copë, mos t’i biem rrotull!
Pasi doli nga ambientet e SPAK, avokati Gjokutaj përsëriti kërkesën dhe përforcoi pretendimet e tij lidhur me procesin gjyqësor.
I pyetur për deklaratën e fortë se “SPAK nuk ka përfaqësuar interest e shtetit”, Gjokutaj u përgjigj kështu:
Ka mbrojtur interesat e kryeministrit Edi Rama, ta themi copë, mos t’i biem rrotull!
Avokati i Malltezit, Sokol Hazizaj, kërkoi ashtu si Gjokutaj më herët, pavlefshmëri absolute të akteve dhe të akuzave ndaj klientit të tij, duke e konsideruar çështjen “pa asnjë bazë ligjore”.
Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Avokati e ka cilësuar akuzën për korrupsion pasiv si “plotësisht të pabazuar”, duke argumentuar se Malltezi nuk ka patur kurrë funksione që lidhen me këtë vepër. Sa i përket akuzës së pastrimit të produkteve të veprës penale, avokati tha se edhe kjo nuk ka lidhje me aktivitetin e klientit të tij.
Ai kërkoi gjithashtu pavlefshmërinë e vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, duke theksuar se ato janë marrë nga një person “që nuk ka as titullin magjistrate”.
Nga ana e tij, Jamarbër Malltezi u shpreh se kërkon që mediat të ndjekin procesin dhe të filmojnë çdo zhvillim të seancës. Ai deklaroi se gjatë hetimeve ka paraqitur prova dhe fakte, përfshirë 30 falsifikime të pretenduara nga prokurorët.
Malltezi i drejtoi edhe një pyetje trupës gjykuese:
A do e pranoni ju një akt-akuzë me 30 falsifikime, a do quhet e vlefshme?
Avokati Sokol Hazizaj njoftoi gjithashtu se në seancën e radhës do të paraqesë kërkesat paraprake në formë të shkurtuar për kompaninë Homeplan dhe Fatmir Bektashin.