if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Butch wilmore 1024x682

Astronauti Butch Wilmore ka dalë në pension më pak se pesë muaj pas misionit të NASA-s që e detyroi të qëndronte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më gjatë nga sa ishte parashikuar.

Vitin e shkuar, Wilmore dhe Suni Williams ishin të parët që testuan anjet kozmike Starliner të Boeing.  Misioni u kthye në qendrën e vëmendjes për shkak të defekteve që pati anija. Dy astronautët duhet të qëndronin tetë ditë në orbitë. NASA dhe Boeing kaluan javë të tëra duke u përpjekur të zbulonin çfarë nuk shkoi mirë dhe nëse Starliner mund t’i kthente astronautët të sigurt në shtëpi.

Në gusht, NASA njoftoi se Williams dhe Wilmore do të bashkoheshin me pjesën tjetër të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor bashkë me dy astronautë të misionit Crew-9 të SpaceX dhe do të qëndronin atje për disa muaj.

Ata u kthyen në Tokë në muajin mars pas 9 muajsh në hapësirë. Të dy astronautët thanë se ishin plotësisht të përgatitur për zgjatjen e qëndrimit në hapësirë pasi të dy i kuptonin rreziqet dhe pasigurisë e testeve të fluturimit.

Williams dhe Wilmore hodhën poshtë idetë se ishin “të braktisur” apo “të ngecur” në hapësirë.

“Përkushtimi i Wilmore ndaj misionit të NASA-s dhe dedikimi ndaj eksplorimit të hapësirës është vërtet i jashtëzakonshëm”, tha një nga përfaqësuesit e agjencisë në qendrën e Johnson një deklaratë.  “Trashëgimia e tij jetëgjatë e kurajës do të vazhdojë të ndikojë dhe frymëzojë punonjësit e Johnson,  eksploruesve të ardhshëm dhe kombit për breza të tërë.”

Largimi i WËilmore përsërit historinë e dy astronautëve, Bob Behnken dhe Doug Hurley që kryen fluturimin e testimit për Crew Dragon të Space X në 2020. Ai ishte misioni i tyre i fundit sepse më pas dolën në pension.

Wilmore, një oficer marine dhe pilot testimi që shërbeu  në 21 misione ushtarake, iu bashkua trupave të NASA-s në 2000. Ai fluturoi në tre misione gjatë 25 viteve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights