📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia

Lidhur me plagosjen e 23-vjeçarit me thikë në Tropojë, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë (24 qershor), është arrestuar autori i ngjarjes.

Në pranga ka rënë një 18-vjeçar. Po kështu, është arrestuar dhe një 21-vjeçar, për veprën “moskallëzim i krimit”.

Sakaq, 23-vjeçari i plagosur është vënë nën hetim, pasi në automjetin e tij u gjetën sasi kanabis.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Dojan të Tropojës, pas një konflikti me motive të dobëta.

“Tropojë/Vijojnë hetimet për dokumentimin e autorësisë dhe të rrethanave të plagosjes së 23-vjeçarit, ditën e djeshme, në fshatin Dojan.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Vihet në pranga dhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Procedohet në gjendje të lirë 23-vjeçari (i dëmtuari) pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights