Këtë të shtunë vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit.
Raportohet për disa vatra zjarri aktive të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
3 zjarrëfikëse janë të pranishme në vendngjarje për të lokalizuar vatrat dhe për të bërë të mundur normalizimin e situatës.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët.