Në aeroportin e Rinasit është sekuestruar një shumë e madhe parash.
Sipas policisë, janë kapur 194 mijë Euro të padeklaruara, që posedoheshin nga një 45-vjeçar izraelit.
Ai synonte të dilte nga vendi ynë pa i deklaruar. Paratë janë sekuestruar, ndërsa izraeliti V.Y. është proceduar në gjendje të lirë.