Kakavija 1024x576

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi në tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me një shumë të konsiderueshme parash, të cilat nuk i kishte të deklaruara.

Me vete 41-vjeçar banues në Greqi, kishte 160 mije euro, të cilat më pas u sekuestruan. Policia njofton, se 41-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim për vjedhje, për këtë vepër penale Gjykata e Tiranës i kishte caktuar 1 muaj burgim.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si  rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk. Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për  veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights