Erion alibej 1024x576

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Dëshminë e ka vijuar bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej, i cili siç raporton gazetarja Glidona Daci, këtë herë ka treguar sesi mësoi personat e përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej.

Ngjarja në fjalë, e njohur si “Masakra e Bradasheshit” ndodhi në dhjetor të 2018-ës dhe në këtë atentat, përveç vëllait të Alibej, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, si dhe turku Erdal Durunay.

Në dëshminë e tij, Alibej përmend emra si Talo Çela, Mikael Qose dhe Altin Ndoci, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në planifikimin e atentatit. Ai gjithashtu ka treguar se si, përmes kontakteve të tij, ka arritur të zbulojë detaje mbi takimet dhe bisedat që kanë çuar në vrasjen e vëllait.

Pjesë nga dëshmia e Erion Alibej:

Vendosa të mos rrija më në Roterdam. U ktheva në Shqipëri. U futa klandestin nga Qafëbota, pasi isha në kërkim. Kam telefonuar Genc Tafilin. E ftova në apartamentin tim. Erdhi bashkë me Dorian Dulin. Kur erdhën, dorëzuan çantat, pasi rrinin të armatosur.

Tafili më tregoi se Dorjan Dulit i kanë ardhur për takim Talo me dy mirditorë. Ikëm nga shtëpia. E ngacmova Genc Tafilin të vinte prapë në takim, por nuk më erdhi.

Atë ditë i shkruajta Suel Çelës, pasi kur përmendej Kamer Mehja, ai ishte i afërt i tij.

I kërkova Suelit takim me Kamer Mehjen. Sueli më tha: “Kameri nuk vjen, pasi afër janë katnarët.” I referohej Çapjave. Por tha: “Pse nuk vjen ta bëjmë takimin tek tregu?”

Tani, t’i thoja jo, i bie sikur tregoja frikë, por nga ana tjetër i shkova njëherë tek shtëpia në Roterdam.

Shkova tek tregu bashkë me Andi Zylyfin, kushëririn. Ishte errësirë kur shkova. Në një lokal në treg gjeta Kamer Mehjen, Mario Çelën.

I thashë Kamerit: “Ka qenë e nevojshme të hedhësh fishekzjarre ditën që u vranë familjarët e mi?”

Ai më tha që vëllain tim, Endritin, nuk e njihte fare. U sqaruam, u shpjeguam, edhe pse nuk më ngrohte shumë, pasi informacionin ma sollën intrigantët Genc Tafili dhe Dorian Duli.

Më vjen një moment me vlerë për këtë situatë, se si identifikova Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Një djalë që rrinte tek burgu i Peqinit, Ervis Nano (e njihja si Ermali), shkon në Fushë-Krujë. Atje takon Flobenc Meçen (unë e njihja si Çol Shkodrani).

Çoli i thotë: “Kam qenë me Altin Ndocin në burg. Më kërkoi takim me vëllain e Dorian Dulit.” Nuk e di çfarë kanë diskutuar, por pas takimit ishin të lumtur. Atëherë mëson se në takim kanë qenë Talo Çela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci.

Në takim është kërkuar: “Sa lekë do? Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin.”

Disa herë Duli më ftonte të dilja nga shtëpia, të qetësohesha. Aty unë kuptova se ata më ftonin për të më nxjerrë në pritë.

Informatorin tim më të besuar kam pasur Ardian Çollakun. Tani është i ndjerë. Ai ishte pranë kundërshtarëve të mi. Ai ishte kur bëheshin bisedat, kur ndaheshin lekët.

Një moment Ardian Çollaku pyet Mikael Qosen: “Pse nisët këtë luftë?”

Ai i ka thënë: “Ka qenë shumë i tmerrshëm Indriti.”

“Mirë,” i thotë, “por do më lidhësh me Hajdar Çopjen?”

Unë Çollakun e kam pajisur me EncroChat dhe e kam mbajtur me lekë pasi doli nga burgu.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se masakra e Bradasheshit u porosit nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dhe u pasua me urdhërimin e vrasjeve të disa personave të afërm të Endrit Alibejt.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights