Greqia është zgjuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga një tërmet i fortë me magnitutë 6.1 të shkallës Rihter.
Tërmeti u regjistrua pranë zonës së Neapolis në periferi të Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.
Mediat lokale raportojnë se lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe në rajonin e Atikës, përfshirë këtu edhe Athinën.
Banorët janë zgjuar të alarmuar, duke nxitur të dalin nga shtëpitë e tyre për të qenë më të sigurt.
Shumë qytetarë kanë treguar se pas lëkundjeve dëgjuan një gjëmim të fuqishëm, ndërkohë që nga pamjet duken kabllo dhe makina që lëkunden nga tërmeti. Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por për dëme të shumta materiale.
(Pamje nga dëmet e tërmetit në Greqi.)
Në disa foto shihen gurë dhe mbetje nga ndërtesat e dëmtuara. Kurse në disa të tjera duhen produktet e rrëzuara nga raftet e maketeve.
Tërmeti i fuqishëm është shoqëruar me pas goditje,n ku deri më tani janë regjistruar nënë lëkundje të tjera, të cilat variojnë me magnitutë nga 2.5 deri në 3.5 të shkallës Rihter.
Autoritet janë në gatishmëri në monitorim të plotë, duke këshilluar qytetarët që të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat që konsiderohen me rrezik potencial.