Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Makina ngjarja lezhe 1024x576

Një automjet i djegur është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjormë të Kurbinit.

Mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi.

Gjovalin Prendi, 64-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Pllanë të Lezhës.

Viktima ndodhej në ambientet e bar-kafesë në pronësi të tij, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Kujtojmë se djali i Gjovalin Prendit, Roan Brahimi, u qëllua në sy të gruas dhe fëmijës së mitur më 9 Maj në kryeqytetin grek.

Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights