Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.

Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12 ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të Celibashit, se lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë.

 

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur.

Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund  të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu.

Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani.

Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights