Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.
“Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:1. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO.
Kujtojmë se masa e sigurisë ndaj saj u lëshua më 21 Tetor 2024, ditën kur u arrestua ish-Presidenti i vendit Ilir Meta. Meta akuzohet për 3 vepra penale, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”. Për të njëjtat akuza është caktuar masa edhe ndaj Kryemadhit.
Edhe kërkesa e deputetes për lirimin nga sekuestro të një vile në Kodrën e Diellit u rrëzua më herët nga Gjykata e Lartë.