📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Mianmar 1024x595

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë.

Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat e huaja u ndjenë në veriperëndim të qytetit të Sagaing me një thellësi prej 10 km, rreth orës 06:20 të kësaj të Premte.

Ka raportime për dëme në infrastrukurë në Mianmar, por edhe në Bangkok (kryeqytetin e Tajlandës).

Teksa banorët janë panikosur, shumë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra anulloi një vizitë zyrtare menjëherë pas kësaj situate emergjente.

Tërmetet e mëparshme në Mianmar

Tërmetet janë relativisht të zakonshme në Mianmar, ku 6 tërmete të forta me magnitudë 7 (të shkallës Rihter) e goditën midis viteve 1930 dhe 1956.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 në kryeqytetin e lashtë Bagan në Mianmarin qendror vrau 3 persona në vitin 2016, duke rrëzuar edhe muret e tempullit historik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights