📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Andrzej duda

Polonia e sheh si një mundësi për veten që Amerika të vendosë një bazë armësh bërthamore në tokën e saj. Kjo gjë thuhet tashmë hapur edhe nga presidenti i vendit Andrzej Duda. Ai ka përsëritur thirrjet e tij, duke u shprehur se kjo gjë do ta bëjë Poloninë më të fuqishme dhe më të sigurt në përballjen me Rusinë.

Parë nga sytë e Varshavës zyrtare, Rusia e presidentit Putin është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për Poloninë. Duda u shpreh për prestigjiozen BBCse Rusia është po aq agresive sa ish-Bashkimi Sovjetik. Ai dënoi atë që e quan si lakmia perandorake e Moskës.

Siç shkruan BBC, pozicionimi i armëve bërthamore të SHBA-së në Poloni do të shikoheshin si një provokim nga Presidenti Putin. Por Duda e sheh propozimin si një masë mbrojtëse për të forcuar parandalimin.

Ai tha se kjo do të ishte një përgjigje e vendimit të Putin në vitin 2023 për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila kufizohet me Poloninë dhe Ukrainën.

Duda ka përshëndetur edhe propozimin e bërë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për të zgjeruar ombrellën bërthamore franceze drejt shteteve të tjera të NATO-s.

Polonia shpenzon pothuajse 5% të të ardhurave të saj kombëtare në mbrojtje. Kjo është më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, përfshirë edhe SHBA-në.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights