Presidenti Trump tha se ka gjasa të takohet me presidentin Zelensky, javën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që ata të takohen, para se Trumpi ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi do bëhet në ëashington tha trump sepse nuk mund të shkoj në Kiev.
Takimi do të ishte i pari mes tyre që nga fillimi i mandatit të ri më 20 janar. Presidenti i bëri këto komente një javë para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, ku lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.
Zelensky pritet të marrë pjesë në këtë konferencë vjetore, ashtu si edhe i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinëi cili këtë javë mohoi raportimet se Shtetet e Bashkuara do ta zbulonin një plan paqeje për Ukrainën në këtë takim. Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë dhënë pak hollësi rreth ndonjë propozimi specifik për përfundimin e luftës, por diplomati amerikan ka thënë së fundmi se të dyja palët do të duhet të “bëjnë disa lëshime”.
Nderkohe Zelensky përsëriti thirrjen për garanci të forta të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën si pjesë e çfarëdo armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje dhe tha se është thelbësore që Perëndimi ta përcaktojë një strategji të gjerë, para se të zhvillohen bisedime me Moskën, raportoi Reuters.
Ai shtoi se ekipi i tij ka pasur kontakte të rregullta me Kellogg dhe me këshilltarin për sigurinë kombëtare të Trumpit