Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se ka zhvilluar një takim në Presidencë me këngëtaren me origjinë shqiptare me famë botërore, Anna Oxa.
Begaj shprehet se Oxa në çdo fjalë përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë.
“Ditë e veçantë sot në Presidencë me shqiptaren nga rrënja e Shqipërisë Kruja, artisten italiane me famë botërore Anna Oxa dhe familjen e saj.
Në çdo fjalë ajo përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë, amanet që po e trashëgon”, shkruan Begaj.