📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ne foto Gjovalin Lesi teksa ka mberritur ne Aeroportin e Rinasit nen masa te rrepta sigurie 1024x532
Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri Gjovalin Lesi, i cili është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë. 56 vjeçari u arrestua nga autoritetet italiane më 3 Prill të vitit të shkuar, e më pas u transferua në burgun e Matera-s. “Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer  nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-Divizioni i 2-të, Romë. Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë”, njofton Policia krahas pamjeve. Në vitin 1997, pas një konflikti për motive të dobëta në Rubik, Gjovalin Lesi vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights