Whatsapp image 2025 05 07 at 13.30.16 1024x576

Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë se vuri në pranga një 64-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu thanë se siguruan informacione nga inteligjenca policore se në një banesë në rrugën “Pasho Hysa” në kryeqytet mbaheshin armë dhe sende të tjera.

Për këtë arsye u finalizua operacioni i koduar “Municioni”. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme municioni, 7 karikatorë, 1 pistoletë me mulli, 4 armë të ftohta, uniforma dhe shkopa gome si të policisë.
Për këtë arsye 64-vjeçari u vu në pranga. Ndaj tij rëndon edhe akuza e mbajtjes pa të drejtë të uniformës.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights