📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Mb 1024x574

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të Arbër Gorgeas, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Autoritetet kanë identifikuar autorin, një 30-vjeçar me iniciale K.K., i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, 36-vjeçari Gorgea ka dhunuar babain e autorit.

Për këtë arsye, mbrëmjen e së premtes, 30-vjeçari, në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth ka shtënë me armë drejt makinës “Lancia” ku udhëtonte 36-vjeçari. Gjithçka ka ndodhur në parakalim e sipër ndërsa autori lëvizte me një makinë tip “Fokus”.

Policia njoftoi se në momentin e ngjarjes, me 36-vjeçarin udhëtonin edhe dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, por fatmirësisht ata nuk kanë pësuar lëndime.

“Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.

Kujtojmë se në muajin Prill në Lundër të Tiranës u bë një atentat ku mbetën të plagosur edhe 3 fëmijë që udhëtonin në makinën ndaj të cilës u lëshuan breshëritë e armëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights