Dddd 691x450

Ermir Lenjani është tërhequr nga kombëtarja. Mbrojtësi ka vendosur që të largohet nga përfaqësuesja kuqezi, pas 10 vjetësh kontribut.

“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve.” – Shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

35-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje, ku ka realizuar 5 gola.

Lenjani debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë, ndërsa s’mund të lihet pa përmendur kontributi në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare në një Kampionat Europian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

Lenjani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights