if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Bashkia fier 1024x579

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar një operacion të koduar “Parking”, duke çuar në arrestimin dhe pezullimin nga detyra të disa zyrtarëve të lartë të Bashkisë Fier, të dyshuar për abuzime me parkimin nëntokësor dhe ulje të paligjshme të taksave për bizneset.

Në qendër të hetimeve është një dëm prej rreth 40 milion lekësh ndaj buxhetit të bashkisë për shkak të mosvendosjes së kasës së fiskalizimit në parkimin nëntokësor që administrohet nga Bashkia Fier.

Sipas hetimeve, zyrtarët kanë lejuar që të mos arkëtohen të ardhurat për këtë shërbim, si dhe kanë favorizuar subjekte tregtare përmes uljes së paligjshme të taksave, në këmbim të përfitimeve personale.

Të ndaluarit dhe të pezulluarit janë:

-Adela Hysenaj, ish-nënkryetare e Bashkisë Fier dhe ish-drejtore e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, ndaj së cilës është dhënë masa “arrest në shtëpi”. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

-V.C., 41 vjeç, Drejtor i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Tatime (i pezulluar nga detyra), është vendosur në arrest shtëpie për shpërdorim detyre.

-Është pezulluar nga detyra Drejtoresha aktuale e Taksave në Bashkinë Fier, A. C., 38 vjeçe.

-M.D., 57 vjeç, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, është pezulluar nga detyra, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights