📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
68678678 770x411

Pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pas protestës së 28 shkurtit, 15 banorë të Rrjollit janë vetëdorëzuar këtë të hënë në komisariat, të shoqëruar nga avokati i tyre, Ndue Pjetra.

Në lidhje me të njëjtën ngjarje, dy persona janë arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Protesta e zhvilluar të shtunën degradoi në përplasje fizike mes banorëve të Rrjollit dhe punonjësve të një kompanie private sigurie, e kontraktuar nga firma ndërtuese për të garantuar sigurinë e stafit dhe kantierit.

Kompania ka nisur punimet për ndërtimin e një resorti luksoz, por prej rreth një muaji përballet me kundërshti të forta nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë largimin e saj nga prona që pretendojnë si të tyren.

Avokati Ndue Pjetra e cilësoi kërkesën për arrestimin e banorëve si një manovër të Policisë së Shkodrës për të frenuar protestat. Sipas tij, përplasja ka ndodhur me punonjësit e policisë private, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights