📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 63 1024x575

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në Zvërnec sot në 5 qershor. Mijëra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Në pamjet e alternuara me tekst, mund të ndiqni të gjitha zhvillimet gjatë mbajtjes së protestës.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta të ndryshme të tilla si “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, “Po ndërtoni aq shumë, sa edhe zogjtë po kërkojnë leje ndërtimi”, “KM shet troja shqiptare për interesat e tij”, “Kur ti fshihje vjedhjet, nënat tona fshinin lotët te pragu i derës, kryeministër”, “Nuk shijon kafja, kur vidhet e ardhmja”, “Është koha për dorëheqje”, “Shqipëria nuk është në shitje” etj.

Përpos se në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera.

Në Durrës, siç raportohet  dhjetëra persona kanë protestuar kundër projektit në Zvërnec.

Edhe protestuesit në qytetin bregdetar kanë zgjedhur të protestojnë me flamuj kuq e zi, duke mbajtur po ashtu pankarta në duar. Ndërsa në sfond dëgjohet himni kombëtar.

Në Korçë, të shumtë kanë qenë protestuesit kundër projektit në Zvërnec. Qindra qytetarë janë mbledhur në Zonën Këmbësore të qytetit. ATa kanë thirrur në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.

“Unë kam marrë një flamingo. Është lodra e vajzës time. Unë e mora sot, sepse flamingo e derdhi kupën. Shpirti iu ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Unë në fakt në vend të ‘Rama në burg, Berisha në burg’, do thosha Rama në pension dhe Berisha në pension e të marrin sa ç’marrin ata me përkrahje sociale dhe ta provojnë se ç’do të thotë të jetosh në atë mënyrë”, tha qytetari.

Ndërsa, kanë mbajtur edhe një minutë heshtje në shenjë respekti për efektivin e vrarë një ditë më parë Enea Mekolli.

Protesta është shtrirë edhe në Elbasan. Qytetarët janë mbledhur pranë Kalasë së Qytetit. “Po preken sitet historike të Shqipërisë sonë. Për ne atdheu është i shenjtë”, ka qenë thirrja e tyre. Edhe në këtë qytet, protestuesit kanë mbajtur flamuj kombëtar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights