📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Croatia fire 770x400

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Omishit në bregdetin Adriatik të Kroacisë, duke shkaktuar të paktën një viktimë, një person të zhdukur dhe rreth 40 të plagosur.

Gjatë operacioneve të kërkimit, policia gjeti trupin e një gruaje, ndërsa autoritetet njoftuan edhe për zhdukjen e një shtetaseje boshnjake 34-vjeçare. Ende nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, dogjën afro 10 mijë hektarë tokë dhe dëmtuan një numër të madh banesash, biznesesh, automjetesh dhe mjetesh lundruese.

Të paktën 40 persona morën ndihmë mjekësore në Split, ndërsa 14 u shtruan në spital. Dhjetë prej tyre ndodhen në terapi intensive, përfshirë gjashtë të rritur dhe një 17-vjeçar që janë intubuar.

Rreth 300 zjarrfikës me 93 automjete luftuan me flakët, ndërsa mijëra banorë dhe turistë u evakuuan. Rreth 2,400 persona u strehuan në qendrat e pritjes në Omish, Split dhe Makarska.

Shefi i zjarrfikësve kroatë, Slavko Tučaković, e cilësoi ngjarjen si “një nga zjarret më të këqija në historinë e Kroacisë”, duke përshkruar momentin e përhapjes së flakëve si një “stuhi zjarri”. Katër avionë zjarrfikës u angazhuan në operacionet nga ajri, ndërsa autoritetet njoftuan se situata është tashmë e qëndrueshme, por zonat e prekura vijojnë të monitorohen. Kroacia dhe pjesa tjetër e Ballkanit po përballen me një valë të fortë të nxehti, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat kanë favorizuar shpërthimin e dhjetëra zjarreve në rajon.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights